Si mund të përfitohen fondet nga BE? Abedinaj: Varet nga gatishmëria e Ballkanit, kriteret janë vijimi i reformave dhe shteti i së drejtës

schedule21:05 - 17 Maj, 2024

schedule 21:05 - 17 Maj, 2024

Këshilli i Bashkimit Europian i ka dhënë dritën jeshile disa ditë më parë Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Plani mbulon një periudhë nga vitit 2024 deri në 2027 dhe pritet të sigurojë 2 miliardë grante dhe 4 milionë janë kredi me këste shumë të favorshme.

Studiuesi për politikat e qendrueshme, Djego Abedinaj ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, se procesi i përfitimit të fondeve të BE varet nga gatishmëria e Ballkanit.

Ai ka theksuar se kriteret për planin e rritjes për Ballkanin janë vijimi i reformave dhe shteti i së drejtës.

“Qeveria jonë është fokusuar në sektorët e transportit, pra në të gjithë projektet infrastrukturore. Pra prej fillimit të procesit të Berlinit, fokusi kryesor ka qene në fushën e infrastrukturës. Ne kemi një sër projektesh infrastrukturore që kanë marrë dritën jeshile për t’u investuar, mjafton të përmendim këtu korridorin 8 apo autostradën e cila nis prej Kroacisë deri në Greqi. Mendoj që synimi i qeverisë shqiptare ka qene suportimi i këtyre investimeve, pra në infrastrukturë dhe një shumë e kemi kaluar nga buxheti i shtetit, gjë që nuk ka ndodhur në vende të tjera si në Serbi.

Duke qene se procesi i Berlinit ka pasur si kriter ndikimin rajonal, Serbia ka qene më e favorshme për këto fonde. Kjo ka ndikuar dhe te financimi i madh i qeverisë shqiptare nga buxheti i shtetit në infrastrukturë. Kështu që mos të harrojmë që një nga sektorët kryesor është infrastruktura, por mos të harrojmë dhe energjia, e cila është kthyer në një nga prioritet e qeverisë shqiptare”.

Sa i përket impaktit të afrimit mes vendeve të rajonit, ai tha: “Deri më tani për mendimin tim impakti nuk ka qene ai që do të dëshironim. Kjo për shkak se ka qene një boshllëk i madh mes zhvillimit të ekonomive të rajonit dhe ekonomive të BE. Por në harkun e disa viteve, mendoj se në ekonominë shqiptare po sjell një ndryshim për sa i përket diversifikimit të faktorëve ekonomik dhe gjithashtu rritjes”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!