Këtë verë furnizimi me energji elektrike në Shëngjin nuk do të ketë probleme.
OSHEE është duke kryer një ndërhyrje që rrit fuqinë e furnizimit në këtë zonë turistike nga 10 në 20 kilovolt.
Investimi me vlerë afro 170 milion lekë pritet të përfundojë brenda qershorit ndërsa nga bizneset kërkohet ndryshimi i transformatorëve.
Për kryetarin e Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ky investim ishte i nevojshëm për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike.
Vetëm në 4 vitet e fundit në zonën e Shëngjinit janë shtuar rreth 4 mijë abonentë të rinj çka solli rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë dhe nxiti nevojën për ndërhyrje në rrjetin e furnizimit.
Përveç Shëngjinit OSHEE po ndërhyn edhe në zona të tjera që gjate verës kanë fluks të lartë turistësh.