Tre persona kanë vdekur pas rrëzimit të një avioni në kontenë Williamson, Tennesee.
Zëvendës shefi, Mark Elrod, u tha gazetarëve se avioni ishte nisur nga Baton Rouge, Luiziana dhe ishte nisur për në Louisville, Kentucky, por u rrëzua në Tennessee pranë Leiper’s Fork, rreth 30 milje në jug të Nashville, rreth mesditës.
“Duket se avioni u shpërtheu në ajër,” tha Elrod.
Emrat e viktimave nuk janë bërë të ditur.
FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit kanë nisur hetimet për shkakun e ngjarjes tragjike.
/abcnews.al