Mediat: Kryesia e Vetëvendosjes s’pranon dorëheqjet pa u diskutuar

schedule12:18 - 5 Janar, 2018

schedule 12:18 - 5 Janar, 2018

Mediat kosovare raportojnë se kryesia e Vetëvendosjes pas një mbledhjeje të zgjatur më shumë se pesë orë, vendosi të mos pranojë asnjë dorëheqje të disa prej figurave kryesore të saj.

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, pas një mbledhjeje, që zgjati rreth pesë orë ka dalë me një qëndrim zyrtar për dorëheqjet e fundit të disa prej figurave kryesore nga postet partiake.Qëndrimi i Kryesisë së LVV-së, sipas nënkryetares, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, është që të mos i pranojë dorëheqjet për të diskutuar me secilin porej atyre që ka vendosur të largohet, reth prpoblemeve brenda rradhëve të Lëvisjes. Ajo mohoi mundësinë e ndarjes së partisë, ndërsa theksoi se nuk ka dorëheqje nga partia, por vetëm dorëheqje nga postet partiake. Ndërkohë që deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, i cilësoi dorëheqjet e paarsyeshme.

Dorëheqja e parë ishte ajo e Aida dërgutit në 11 dhjetor, duke undjekur nga Visar Ymeri i cili u largua nga posti i kryetarit të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe posteve të tjera drejtuese në 2 janar, ndërsa të enjten të njëjtin vendim mori dhe nënkryetari i parë i LVV-së, Dardan Sejdiu. Sejdiu përmes një letre të nisur në mbledhjen e Kryesisë, bëri të ditur se largohej nga të gjitha postet drejtuese në parti dhe se tashmë do të ishte vetëm deputet./abcnews.al