Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aktivisti i Vetëvendosjes, një nga inspektorët që i shkoi në kontroll “Vitës”

schedule20:52 - 2 Korrik, 2026

schedule 20:52 - 2 Korrik, 2026

“Vita” është mbyllur për të paktën shtatë ditë, pas inspektimeve të paparalajmëruara nga autoritetet shtetërore në fabrikën e saj në Istog, ku sipas raportimeve kanë marrë pjesë një numër i madh inspektorësh.

Sipas burimeve, një nga inspektorët që mori pjesë në kontroll ishte edhe Fitim Gashi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kaçanik, i cili është përmendur në media si aktivist i partisë në pushtet.

Nga ana tjetër, drejtori i qumështores “Vita”, Artan Spahija, ka deklaruar se vendimi për mbylljen e përkohshme është marrë nga vetë kompania, pas zhvillimeve të fundit dhe kontrolleve të zhvilluara në terren.



“Ne kemi marrë vendim si bord që ta mbyllim. Që është vendimi më i rëndë. Ta mbyllim deri në një vendim tjetër, të paktën për 7 ditë”, ka thënë Spahija.

Ai ka akuzuar institucionet për qasje të ashpër ndaj kompanisë, duke pretenduar se inspektimet janë bërë pa paralajmërim dhe me numër të madh inspektorësh.

Sipas tij, arsyeja e kontrolleve lidhet me uljen e sasisë së pranimit të qumështit nga kompania, ndërsa ai thotë se ky vendim është marrë për shkak të mungesës së tregut dhe rritjes së stokut.

“Ne kemi 2 milionë litra më shumë se vitin e kaluar. Kemi paralajmëruar më herët, por nuk janë marrë masa. Sot kanë ardhur me një lloj ‘torture’”, është shprehur ai.

Spahija shtoi gjithashtu se në inspektim kanë marrë pjesë rreth 25 inspektorë dhe se një veprim i tillë nuk ishte parë më herët nga kompania.

Institucionet shtetërore nuk kanë dhënë ende një reagim të detajuar lidhur me pretendimet e ngritura nga kompania, ndërsa rasti ka shkaktuar reagime të shumta në opinion dhe në skenën politike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!