Video/ RENEA “luftë” me babain që mbajti peng dy fëmijët në Durrës, momenti i arrestimit të autorit

schedule08:36 - 15 Maj, 2024

schedule 08:36 - 15 Maj, 2024

DURRËS- Policia e Durrësit ka publikuar momentin e ndërhyrjes së forcave RENEA në një apartament në Durrës, ku babai mbante peng dy fëmijët e mitur.

Ai fillimisht nuk iu bind urdhrit të policës për t’u dorëzuar, ndërsa nga dritarja e apartamentit qëlloi drejt RENEA-s me armë zjarri tip kallashnikov.

Autori,  me banim në Lezhë, kishte marrë apartamentin me qira te “Shkëmbi i Kavajës’. Aktualisht nuk dihen ende shkaqet që e çuan kryefamiljarin drejt këtij akti të rëndë.

Dy fëmijët e mitur janë të moshës 6 dhe 11 vjeç dhe sipas policisë gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Burime nga policia e Durrësit thonë se 40-vjeçari nga Lezha kishte ardhur me fëmijët e tij për disa ditë  pushim te “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës. Bashkëshortja e tij ndodhet në Itali./abcnews.al