Italia, kundërshtare e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024, përgatitet për një Europian në lartësinë e emrit të 4 herë kampionëve të Botës.
Gjatë prezantimit të një platforme dixhitale në funksion të kombëtares, që do të propozojë falas video origjinale të patransmetuara më parë dhe ekskluzive të ekipeve përfaqësuese italiane, trajneri i të kaltërve Luciano Spalletti bëri të ditur se ka të përpiluar tanimë 80% të listës së futbollistëve që do të marrë me vete në Gjermani, teksa fillimisht foli në lidhje me atë se çfarë kërkon nga skuadra e tij.
“Jam me shumë fat që bëj këtë punë dhe jam qenë thuajse gjithmonë i lumtur. Fitorja dhe disfata janë dy anë të një medaljeje, duhet ekuilibër. Me zor po pres që të ndaj me italianët pasionin që do të përjetohet në Europian. Objektivi ynë është që të bëjmë njerëzit që sërish të thonë ‘jemi krenarë për ju’, kjo për mua është thelbësore. Ka nevojë për lidhje me fanellën dhe të qenurit italianë, duhet ti bëjmë të kuptojnë ata që janë të shtëpi që jemi në lartësinë e duhur. Fanella e kaltër nuk vishet vetëm për aty dy orë që je në fushë, por të gjitha ditët gjatë gjithë ditës. Asnjë nuk duhet të ketë ndjesinë se ka përpara fëmijë të përkëdhelur, por profesionistë shumë seriozë”, deklaroi ai.
Më pas në lidhje me listën e grumbullimeve për Europianin, Spalletti u shpreh: “Është e përpiluar me 80%, pastaj ka një 20% të hapur për ata që duan të demonstrojnë se duan të jenë aty, me siguri fanella e kaltër nuk është një lojë”./h.ll/abcnews.al