Ndonëse me afro 30 mijë votues, komuna e Kaçanikut në Kosovë nuk do të ketë asnjë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kjo komunë kishte 7 kandidatë, nga partitë kryesore politike, mirëpo s’ka arritur që ta dërgonte asnjë përfaqësues në Kuvend.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë është 33.652, ndërsa në zgjedhje kryesisht dalin afro 15 mijë votues./abcnews.al

