Shtyhet seanca për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij/ Avokatët kërkojnë të dorëhiqet Irena Gjoka

schedule14:17 - 14 Maj, 2024

schedule 14:17 - 14 Maj, 2024

Shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës më datë 20 qershor.

Avokatët kërkuan që gjyqtarja Irena Gjoka të heqë dorë nga cështja dhe në të njëjtën kohë kërkuan kohë të njihen me aktet e prokurorisë së posaçcme për shtyrjen e hetimeve edhe me dy muaj të tjerë.

Berisha e Malltezi po hetohen me masën e arrestit shtepiak për akuzen e korrupsionit në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani./abcnews.al