Autori i dyshuar për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” në Fier,Azgan Merniza ka qenë më herë pjesë e strukturës së PD, për mbrojtjen e votës.
Azgan Merniza mësohet se ka qenë i përfshirë në fushatën e Luan Baçit në vitin 2021, siç shihet edhe në një foto të publikuar në këtë kohë në “Facebook”. 23-vjeçari është krah deputeti Luan Baçi.
Gazetarja Valbona Davidhi, tha për ABC News kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes së 28-vjeçarit Novruz Cenalia, vijojnë ende.
“Kërkimet po vijojnë në një zonë të gjerë. Po përdoren të gjitha metodat për të zbuluar gjurmët e mundshme e autorit. Dy zonat kryesore, që janë pjesë e kërkimeve janë zona bregdetare e Derëzezës apo në Seman. Kërkimet janë përqendruar këtu”, raportoi ajo.
/abcnews.al/