Kadri Veseli thirret në Hagë, reagon Basha: Do t’i dëshmojë botës drejtësinë e kauzës së lirisë

schedule22:50 - 7 Nëntor, 2019

schedule 22:50 - 7 Nëntor, 2019

Politikani kosovar, Kadri Veseli është thirrur nga Gjykata e Hagës për t’u marrë në pyetje. Pas këtij lajmi një reagim në rrjetin social “Twitter” ka ardhur edhe nga lideri i PD-së, Lulzim Basha. “Askush nuk mund ta përdhosë luftën çlirimtare dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Sipas kreut të PD, Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij të thirrur nga Gjykata Speciale do t’i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë”, shprehet  Basha.

“Askush nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij të thirrur në Hagë do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë nga pushtimi dhe shtypja çnjerëzore”,  shkruan Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!