Licencimi dhe privatizimi i klubeve janë temat për të cilat flitet në emisionin “Pressing” në ABC News. Mes gazetarit Gjergji Stefa dhe opinionistit Xhevdet Zekaj ka pasur një debat në lidhje me privatizimin e klubeve. Gazetari i Supersport foli në lidhje me licencimin, duke theksuar se për Europën dhe Superioren standardet janë të ndryshme.
“58 klube evropiane u ndaluan të marrin pjesë në kupat e Europës. Fituesja e Kupës së Portugalisë dhe Rusisë nuk u licencuan. Kriteret e UEFA-s nuk përdoren edhe në kampionat”, u shpreh Stefa gjatë emisionit, ndërkohë më pas pati edhe një ndërhyrje të Zekës, i cili ngulmon se presidentët investojnë në futboll për të pasur përfitime të tjera.
“Kush është ai president që hedh 1 milion euro dhe nuk merr asgjë? Pse kërkojnë privatizimin? Të marrin stadiumet dhe t’i bëjnë qendra tregtare”, tha mes të tjerash Zekaj, i cili pati kundërshtimin e Stefës, që i cilëson këto si thashetheme.
“Jemi në një shoqëri ku kemi akoma ligjin e pronave, jo më me sportin. Klubet në lindje kanë pasur probleme me këtë pjesë. Ligji nuk është se i rregullon këto gjëra”, shtoi Stefa. Gazetari Eno Skarcco iu bashkua kolegut të tij, duke ndarë të njëjtin mendim. “Flamurtari është më emergjent se ligji. Afatet po kalojnë”.
Stefa më pas foli sërish: “Suksesi nuk është ekluzivitet i markave. Napoli dhe Fiorentina kanë falimentuar. Falimenti është zgjidhje. Rangers e ka bërë diccka të tillë për t’u ringritur lart”. /abcnews.al