Debat në “360 Gradë”/ Guri: Kontaktet e Ramës me Mitsotakis janë të shkëlqyera. Osmani: Pas 11 vitesh pushtet, kryeministri…

schedule22:02 - 13 Maj, 2024

schedule 22:02 - 13 Maj, 2024

Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë ka shkaktuar debat në studion e “360 Gradë”.

Përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Greqi, Etmond Guri ka deklaruar se sipas informacioneve nga stafi i Ramës, gjatë organizimit u tha se kontaktet me homologun Mitsotakis janë të shkëlqyera.

Eksperti i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani deklaroi se pas 11 vitesh pushtet, Rama i njeh mirë simbolikat dhe nuk foli për çështjen çame në mënyrë të drejtpërdrejt, por iu referua si Veriu i Greqisë. Ndërsa, ish-oficeri Dritan Goxhaj e konsideroi të pavërtetë, duke theksuar se Veriu i Greqisë janë dhe arvanitasit.

Guri: Në gjykimin tim, nuk ishte rastësore ajo që tha Rama, duke marrë parasysh që Demokracia e Re është shumë lartë në preferencën e popullit, shifrat janë historike për këtë parti. E majta është e dobët, fatkeqësisht nuk ka arritur të gjejë atë pozicionin e saj të së majtës së dikurshme. Po pretendon për votat që i përkasin të djathtës.

Sipas informacioneve, na u tha nga stafi i zotit Rama, gjatë organizimit, që kontaktet me Mitsotakis janë të shkëlqyera. Ky është thënë dhe nga burime të palës greke, por për shkak të rastit të rastit Beleri dhe duke qenë në prag të zgjedhjeve europarlamentare është preferuar ky profil. Edhe kjo u duk dhe nga mënyra se si zoti Rama e ka prekur çështjen me Greqinë, diçka që vlen të theksohet është se shqiptarët që jetojnë në Greqi do të marrin lajme të mira, ku preken disa çështje, pensionet, patentat dhe çështja e ligjërimit, edhe nënshtetësisë.

Osmani: Për mendimin tim, unë shoh regji dhe kompozitor amerikanë, me një aktor që është Edi Rama, që është aktor i mirë, i njeh simbolikat, e përcjellë mesazhin dhe unë këtu shoh që pas 11 vitesh në pushtet, Rama nuk iu referua çështjes së çamëve, por nuk foli në mënyrë indirekte. Nuk guxoj ta hapte cështjen çame, por iu referuar indirekt si veriu i Greqisë.

Goxhaj: Shqiptarët e veriut nuk janë vetëm çamë, por janë dhe arvanitasit, pra cilët duhet të nënkuptojmë ne aty?

Osmani: Unë po them që ka shkuar atje për të hapur disa debate të reja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!