Ish-kryetari i Kuvendit dhe shkrimtari, Namik Dokle ka bërë një rrëfim për pasionin e tij për letërsinë në emisionin “Pas Mesnate”.
Mirëpo, nuk mund të mos fliste dhe për politikën, duke veçuar si një nga periudhat më të mira të karrierës së tij në 8 legjislatura, periudhën 1992-1996.
Dokle ka thënë se në këtë periudhë ishte kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe këtë legjislaturë e vlerësojnë të gjithë.
“Unë kam qenë 8 legjislatura dhe nuk mund të them që ky ose ai është momenti më i bukur. por unë çmoj një nga legjislaturat që e çmoj si më të mirën, ku më kanë dhënë dhe tension dhe vështirësi, por dhe emocion, është legjislatura kur kam qene kryetar i grupit parlamentar të PS, në vitet 92-96. Unë kam pasur më vonë dhe detyrën e kryetarin e Kuvendit, të nënkryetarit të Kuvendit, zv. kryeministër, nënkryetar partie, por legjislatura 92-96 është më e vlerësuara për mua, por më vjen mirë që dhe të tjerë sot e kësaj dite e vlerësojnë atë periudhë kur unë isha kryetar i një grupi që kishte 9 profesorë”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al