Një debat mes sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi dhe ish-deputetit të OMONIA-s, Panajot Barka ka ndodhur këtë të hënë në studion e ‘Real Story’.
Ky i fundit ka deklaruar se në takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi nuk kishte asnjë flamur grek dhe nuk pati asnjë reagim nga salla.
Klosi e ka kundërshtuar, duke i thënë se në ekranin në podium janë shfaqur të tillë. Sipas Klosit, termi emigrantë ka rënë, shqiptarët janë diaspora dhe kanë të njëjtat të drejta si të grekët.
Debati në studio:
Barka: Unë mendoj se që nga dje jemi në një nivel tjetër të marrëdhënieve dhe këtu vihet në qendër Edi Rama. Ai shfrytëzoi ato ‘artificat’ për të qenë më i shpenguar në fjalimin e tij dhe të gjitha rezultatet e fjalimit dhe vizitës së tij janë në favor të Edi Ramës në aspektin personal. Por do të kisha disa rezerva për sa i përket ecurisë së marrëdhënieve mes dy vendeve, vërtetë Rama përdori një retorikë evropiane, por pas kësaj retorike kishte disa gjëra të cilat mendoj që do jenë pengesë dhe do të vështirësojnë klimën e marrëdhënieve.
Së pari, ata që Rama u tha jeni qytetarë grekë dhe jeni të barabartë me grekët, jo shërbëtorë të dikurshëm, por të zotët e së njëjtës shtëpi nuk kishin asnjë flamur grekë. Në mënyrë shumë të papranueshme nuk interpretua, himni kombëtar grek dhe kjo është totalisht e papranueshme në një festë ku ti pretendon që ata janë të pabarabartë me grekët.
Klosi: Në momentin kur ne folëm në ekran u shfaqën tre flamuj, grek, shqiptar dhe europian. Edhe nuk pati asnjë reagim në sallë. Ju mbase keni të drejtë që mund të kishte flamur grek dhe në sallë, por në podium ishte. Këtë jua dëshmoj unë që isha prezent.
Barka: Unë nuk asnjë kundërshtim si do t’i quajmë, është komuniteti shqiptar në Greqi. Ata janë emigrantë…
Klosi: Termi emigrantë ka rënë, ata janë diasporë, janë qytetarë, paguajnë taksa, jetojnë dhe punojnë në Greqi, janë njerëz që jetojnë me dy pasaporta, bëjnë të njëjta punë, ata janë shqiptarë të Greqisë dhe tani nuk kanë nevojë më të ndërrojnë as emrin dhe as fenë./abcnews.al