Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bologna, shiko qielli është plot me yje”, klubi italian njofton kualifikimin historik në Champions League

schedule13:26 - 13 Maj, 2024

schedule 13:26 - 13 Maj, 2024

Ishte një ndër befasitë më të bukura të sezonit, me futbollin ofensiv që aplikuan nën udhëheqjen e trajnerit Thiago Motta.

Bologna zyrtarisht ka siguruar kualifikimin në Champions League për vitin e ardhshëm, pasi gjenden në vendin e tretë me 67 pikë të grumbulluara.

Gjatë kësaj fundjave, Bologna arriti që të merrte një fitore me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Napolit, falë golave të shënuar nga Dan Ndoye dhe Stefan Posch.



Të udhëhequr nga Thiago Motta jashtë vijave dhe me një lider si Joshua Zirkzee në fushë i cili ka qenë ‘makineri’ e golave këtë sezon, Bologna tashmë ka bërë realitet ëndrrën e kualifikimit në garën më prestigjioze për klube në Europë.

Megjithatë, kjo formë e shkëlqyer e tyre këtë sezon mund të bëjë që ata të mbesin pa shërbimet e Thiago Mottës sezonin e ardhshëm, pasi për të kanë shprehur interesim  disa klube anembanë Europës.

Një ndër klubet që po përmendet si kandidat kryesor për të siguruar shërbimet e teknikut italian është Juventusi, megjithëse mbetet të shihet gjatë javëve dhe muajve në vazhdim nëse do të realizohet përfundimisht marrëveshja./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!