Ushtria izraelite: Është hapur kalimi i ri i ndihmave humanitare në Gaza

schedule11:27 - 13 Maj, 2024

schedule 11:27 - 13 Maj, 2024

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan të dielën hapjen e një kalimi të ri të ndihmave humanitare në Gaza në koordinim me Shtetet e Bashkuara.

“Në përputhje me direktivën e qeverisë së Izraelit dhe në koordinim me qeverinë amerikane, në zonën e Rripit verior të Gazës u hap Kalimi “Erezi Perëndimor” për transferimin e ndihmave humanitare për banorët e Rripit të Gazës”, tha IDF. IDF tha se është pjesë e përpjekjes “për të rritur rrugët e ndihmës në Rripin e Gazës, dhe në Rripin verior të Gazës në veçanti”.

Kjo erdhi pasi ushtria izraelite të shtunën urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të disa lagjeve të tjera në Rafah, ku ka intensifikuar operacionet përpara një ofensive të parashikuar tokësore. Rreth 300,000 njerëz janë larguar tashmë nga qyteti jugor i Gazës.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së të premten tha se kalimet jugore për në Gaza nuk kishin parë ndihma për tre ditë, Egjipti tha të shtunën se nuk do të koordinonte hyrjen e ndihmave nga vendkalimi Rafah, duke përmendur shqetësimet e sigurisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!