Në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka arritur të çelë negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë.
Gjithashtu ai u shpreh se nëse deri më tani shqiptarët në Greqi kanë pasur probleme me lejen e qëndrimit, qeveria po punon edhe në këtë drejtim, duke njoftuar se tashmë është hapur dialogu me qeverinë greke duke u shprehur besimplotë se kjo problematike do të ketë një zgjidhje.
“Kemi arritur të çelim negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë”, këtë lajm kryeministri Rama e dha gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë, duke shtuar; ‘Kemi hapur dialogun për problematikën e lejes së qëndrimit’.
/acbnews.al/