U rikthye në detyrë si prokurore, flet pas vendimit Sevdari: E gëzuar, që më në fund mora drejtësinë që meritoja

schedule13:33 - 10 Maj, 2024

schedule 13:33 - 10 Maj, 2024

Antonteta Sevdari ka folur pas vendimit për t’u rikthyer në detyrë si prokurore, duke u shprehur shumë e gëzuar, që më fund mori drejtësinë që meriton.

Kjo është shumë e rëndësishme për mua si personalisht dhe profesionalisht. Ndihem shumë e gëzuar që më në fund arrita të marrë drejtësinë që meritoja. Sot është dita e drejtësisë dhe shpresoj të jem në rrugën e saj. Faleminderit ndihem e emocionuar dhe nuk kam fjalë të tjerë“, tha ajo.

Kjo është hera e parë që është rishikuar një vendim shkarkimi nga vettingu me formë të prerë për prokuroren Antoneta Sevdari, ish anëtare e KLP-së. Rishikimi i vendimit të shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit erdhi pas vendimit të gjykatës së Strasburgut që i dha të drejtë Sevdarit.

Strasburgu dënoi Shqipërinë me dëmshpërblimin e prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësimit kalimtar./abcnews.al