Partia Socialiste është në proces për të zgjedhur delegatët e Kongresit. Gjatë fjalës së tij, sekretari organizativ i kësaj force politike, Blendi Klosi ka thënë se në parti janë 95 anëtarë aktiv. Ai ka theksuar se janë krenarë pasi shumë prej kandidatëve që duan të bëhen delegatët e Kongresit janë të rinj.
Sakaq, ai ka njoftuar dhe turi që do të nis nga kryeministri Edi Rama në Athinë më 12 maj dhe do të vazhdoj nëpër vende të ndryshme.
“Sot fillon procesi i votimit që do shtrihet në dy ditë, sot në orën 3 deri në orën 7 në 5200 organizata socialiste thirren për të votuar 9 mijë anëtarë të PS për të zgjedhur 1970 kandidatë për 950 delegatë që do zgjidhen për kongresin e ardhshëm të kësaj partie.
Do zgjidhen bazuar në parimet: Barazi gjinore, është zbatuar kjo në kuadër të frymës së re që u arrit me frymën e jashtëzakonshme. Në 2 muaj anëtarësuam 33 mijë anëtarë të rinj në PS. Në delegatët e kongresit ka një numër që na bën krenar, Me parimin një anëtar një votë do të zgjedhim anëtarët e Kongresit dhe do të jetë në mënyrë të barabartë vajza dhe gra.
Ky proces i rëndësishëm për jetën e brendshme të Partisë Socialiste dhe për këtë do të kemi një fushatë shumë të bukur.
Nga dita e diel kryetari i partisë dhe kryeministri Edi Rama fillon nga Athina një sërë takimesh. Ditën e diel do të jemi në orën 11 në një takim me diasporën atje. Në datën 26 maj në Milano përsëri takim me diasporën dhe 6 qershor në Londër, ndërsa në 12 maj në Gjermani”./abcnews.al