Pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar shqyrtimin e veprimeve ligjore lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë.
PDK do të diskutojë me subjektet e tjera politike për hapat që mund të ndërmerren në nivel institucional dhe ligjor.
Hamza tha gjykata speciale se ka devijuar nga drejtimi për të cilin ishte votuar në Kuvend dhe se vendimi mund të përdoret nga Serbia në të ardhmen në dëm të Kosovës.
Ai deklaroi gjithashtu se PDK-ja do të rikthehet në Kuvend nëse është e nevojshme, në rast se thirret një seancë ne lidhje dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.
/abcnews.al/

