Tërmet i fuqishëm në Tajvan, sa ishte magnituda

schedule12:18 - 10 Maj, 2024

schedule 12:18 - 10 Maj, 2024

Një tërmet me magnitudë 5.8 goditi brigjet lindore të Tajvanit të premten. Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei. Thellësia në brigjet e qarkut Hualien, ishte 10 km.

Tajvani është goditur nga rreth 1,400 pasgoditje që nga një tërmet me magnitudë 7.2 që goditi Hualien muajin e kaluar, duke shkaktuar 17 viktima.

Deri më tani nuk raportohet për dëme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!