ELBASAN- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se mbrëmjen e së enjtes është ndarë nga jeta prokurori i Prokurorisë Elbasan, Durim Bedini, pas një komplikacioni akut shëndetësor.
“Ngushëllimet e përzemërta nga gjithë anëtarët e Këshillit i shkojnë bashkëshortes dhe gjithë rrethit të tij familjar. Zoti Bedini ishte një prokuror karriere me një eksperiencë të gjatë në disa prokurori të Republikës. Me ndarjen nga jeta të tij, sistemi humbi një prokuror me integritet të lartë moral dhe profesional”, thuhet në mesazhin e KLP-së/abcnews.al