Lufta në Gaza, forcat britanike lëshojnë 110 ton ndihma për palestinezët

schedule20:01 - 9 Maj, 2024

schedule 20:01 - 9 Maj, 2024

orcat e Mbretërisë së Bashkuar kanë lëshuar sot 110 ton ndihma për civilët e Gazës.

RAF përfundoi sot hedhjen e saj të 11-të ajrore, e cila përfshin ushqime të gatshme për t’u ngrënë, ujë, oriz, mallra të konservuara dhe miell, nga 120 parashuta. Ndihma u hodh përgjatë vijës bregdetare veriore të Gazës.

Mbretëria e Bashkuar filloi të kryejë fluturime në fund të marsit, si pjesë e nismës ndërkombëtare jordaneze. Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps tha se angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar sasi të mëdha ndihme për ata që kanë më shumë nevojë ishte “i palëkundur”.

“Duke pasur parasysh situatën e rëndë humanitare në Gaza, ne vendosëm RFA Cardigan Bay në Mesdheun Lindor për të mbështetur përpjekjet për të ndërtuar një skelë të përkohshme për të ofruar ndihmë thelbësore humanitare,” tha ai

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!