Luhet për biletën e finales së Europa League/ Atalanta e Gjimshitit kërkon mrekullinë ndaj Marseille, Roma do tentojë përmbysjen ndaj Leverkusen

schedule20:04 - 9 Maj, 2024

schedule 20:04 - 9 Maj, 2024

Të enjten në mbrëmje, në orën 21:00, do të luhen dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Europa League. Atalanta e Berat Gjimshitit do të presë në Bergamo skuadrën franceze të Marseille. Sfida e parë përfundoi në barazimin 1-1, ndërsa sot bergamezët do të provojnë të bëjnë mrekullinë për të shkuar në finale.

Sfida pritet të jetë emocionuese dhe me shumë raste, por favorit nuk mund të cilësohet asnjë, pasi të dyja janë skuadra pretendente për të shkuar në finale.

Nga ana tjetër, Leverkusen pret në shtëpi Romën. Ndeshja e parë në “Olimpico” përfundoi me shifrat 0-2 për gjermanët, ndërsa këtë mbrëmje djemtë e De Rossi do të provojnë të bëjnë mrekullinë ndaj të pamposhturve të Xabi Alonso./ h.ll/abcnews.al

Formacionet zyrtare Atalanta-Marseille

Formacionet zyrtare Leverkusen-Roma