Aksident në aksin rrugor Lin-Pogradec, lëndohet shoferja dhe vajza e mitur

schedule18:53 - 9 Maj, 2024

schedule 18:53 - 9 Maj, 2024

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lin-Pogradec pranë zonës së njohur si “Guri i Kuq”.

Drejtuesja e mjetit tip “Volvo” ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me barrierat e rrugës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesja e mjetit dhe vajza e saj e mitur 2-vjeçare.

Menjëherë janë transportuar në spital ku edhe po marrin ndihmë mjekësore, shkak i aksidentit dyshohet ka qenë shpejtësia.

/abcnews.al/