OKB: Mbi 100 të vrarë dhe 296 të plagosur nga sulmet izraelite në 3 ditë

schedule12:37 - 9 Maj, 2024

schedule 12:37 - 9 Maj, 2024

Të paktën 109 palestinezë u vranë dhe 296 u plagosën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës midis të hënës dhe të mërkurës pasdite, duke përfshirë gra dhe fëmijë që u vranë në Rafah,  tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare,  bazuar në informacionin që mori nga Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi.

UNOCHA thotë se 32 njerëz u vranë në gjashtë sulme izraelite në Rafah, duke përfshirë 11 fëmijë dhe tetë gra.

Nëntë persona, përfshirë katër fëmijë dhe dy gra, u vranë në një sulm izraelit në një kamp refugjatësh në juglindje të Rafahut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!