Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar së dërguari armë (bomba) për Izraelin për shkak të shqetësimeve se do të forcat izraelite do të vazhdojnë operacionin në qytetin Rafah të Gazës.
Dërgesa përbehej nga 1800 bomba 2,000 lb (907 kg) dhe 1,700 bomba 500 lb. Ky vendim i SHBA-ve ka shkaktuar pakënaqësi te zyrtarët e lartë izraelitë.
Dërgesa e vonuar e armëve vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden përballet me presionin e brendshëm në rritje nga ligjvënësit demokratë dhe disa pjesë të publikut amerikan për të frenuar operacionet izraelite në Gaza mes rritjes së vdekjeve civile dhe një përkeqësimi të situatës humanitare.
Izraeli duket i gatshëm të kryejë një pushtim në shkallë të gjerë të Rafahut, një pjesë e mbipopulluar e Gazës jugore që është bastioni i fundit i madh i Hamasit në territor. Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha në një konferencë shtypi se SHBA-ja kishte ofruar ndihmë “të pashembullt” të sigurisë që nga fillimi i luftës, duke shtuar se mosmarrëveshjet midis aleatëve u zgjidhën “pas dyerve të mbyllura “.
/abcnews.al