Mbrëmja e së mërkurës do të presë një supersfidë, athy ku Real Madrid dhe Bayern Munich do të ndeshen së bashku në aktin e dytë të gjysmëfinales së Champions League.
Sfida e parë përfundoi 2-2 në Gjermani, dhe në mbrëmje, në orën 21:00, do të mësohet finalisti i dytë, ai që do të ndeshet ndaj Dortmund.
Sigurisht që spanjollët kanë një favor të madh sot, kjo pasi do të luajnë në stadiumin e tyre ikonik, “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, përballë do të kenë bavarezët e Bayern Munich, edhe pse në formën e tyre më të mirë, në të tilla sfida ata nuk tolerojnë aspak.
“Bernabeu” premton një spektakël dhe emocione të mëdha, ku në fërshëllimën e fundit, do të mësohet edhe kundërshtari i Borussia Dortmund në finalen e këtij eventi magjik./h.ll/abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Mendy; Kroos, Tchouaméni, Valverde, Bellingham; Vinicius dhe Rodrygo.
Bayern Munich: Neuer; Kimmich, de Ligt, Dier, Mazraoui; Pavlović, Laimer; Sané, Musiala, Gnabry; Kane.