Shkëlqeu ndaj Juventusit, “gjigantët” europian interesohen për Miranchuk

schedule14:00 - 7 Nëntor, 2019

schedule 14:00 - 7 Nëntor, 2019

Aleksej Miranchuk i shënoi Juventusit edhe në ndeshjen e dytë ditën e djeshme, ndërkohë që një ditë më parë mediat italiane shkruanin se bardhezinjtë do ta kishin një sy edhe nga mesfushori me tipare sulmuesi i klubit rus. Paraqitja e tij ishte e mirë dhe shumë shpejt ai mund të largohet nga Lokomotiv Moscow.

Trajneri Juri Semin, pas ndeshjes ka folur për yllin e skuadrës së tij. “Miranchuk dhe Lokomotiva janë shumë të lidhur. Tifozët e dashurojnë, vëllai i tij luan këtu dhe atij vetë i pëlqen gjithashtu të luajë me ne”, deklaron fillimisht trajneri i skuadrës ruse.

Më tej ai ngacmohet mbi skuadrat ku Miranchuk mund ta vijojë karrierën. “Ai mund të shkojë te Juventusi ose të Barcelona, përndryshe ai do të qëndrojë këtu. E njëjta gjë vlen edhe për vëllanë e tij (binjaku i quajtur Anton), të ndahen nuk është e lehtë”. /abcnews.al