SHBA akuzon punonjësit e Twitter për spiunazh

schedule13:42 - 7 Nëntor, 2019

schedule 13:42 - 7 Nëntor, 2019

Departamenti amerikan i drejtësisë akuzoi zyrtarisht dy ish nënpunës të rrjetit social Twitter për spiunazh për llogari të Riadit. Njëri prej tyre me shtetësi amerikane, u arrestua.

Dy ish nënpunës të Twitter janë akuzuar nga departamenti amerikan i drejtësisë se janë spiunë në shërbim të Arabisë Saudite. Sipas akuzave, të dy kishin për detyrë që të mblidhnin informacione në llogaritë e disa disidentëve apo kritikëve të Riad. Një nga të dy, me nënshtetësi amerikane, u arrestua.

Kjo është hera e parë që autoritetet federale amerikane akuzojnë publikisht Riadin, një nga aleatët kryesorë në Lindjen e Mesme, për spiunazh.

Ish nënpunësi i dytë i Twitter, që akuzohet për spiunazh, është saudit, dhe sipas departamentit amerikan të drejtësisë , në vitin 2015 ai ka arritur të marrë informacione personale nga 6 mijë llogari, për t’ia dorëzuar më pas Riadit.

Njëri nga këto profile i përkiste Omar Abdulaziz, nëj nga personat më të afërt me Jamal Khashoggi, disidenti saudit dhe gazetarit të Uashington Post që u vra një vit më parë nga agjentë sauditë në Stamboll./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!