Dy persona të kërkuar nga Italia dhe Spanja janë vënë në pranga nga Policia në Tiranë dhe Fier.
Ornado Çeta u arrestua nga forcat operacionale në bashkëpunim më Policinë e Tiranës në zonën e Saukut me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes me 21 vjet, 9 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.
Nga dënimi i dhënë, Ornado Çetës i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj burgim.
40-vjeccari ka qënë pjesë e një hetimi antidrogë në vitin 2017 në zonën e Triestes kundër një grupi që merrej me shpërndarje kokaine. Lidhur me këtë hetim ai konsiderohej si një nga shpërdarësit e kokainës ndërkohë rezulton i arrestuar dhe në 2013 për posedim dhe shpërndarje narkotikësh.
Ndërkohë në Fier u arrestua Mevlan Troka pasi akuzohet si anëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Për 60-vjeccarin Gjykata e Madridit lëshuar urdhër-arrestin, pasi dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën dhe Madritin për të finalizuar procedurat për ekstradimin e dy të arrestuarve.


