Është gjetur edhe trupi i fëmijës së tretë të familjes Arrazi në lumin Buna. Mësohet se trupi i përket djalit të vogël 3-vjeçar, është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit ku u gjet trupi i vajzës 8-vjeçare, midis zonës së quajtur “Ana e malit” dhe fshatit Oblikë.
Vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupit të 39-vjeçares që dyshohet se është vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj, trupat e të cilëve janë gjetur dhe nxjerrë nga lumi Buna, nga polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë.
Deri më tani janë gjetur trupat e 3 fëmijëve dhe po kërkohet pa ndërprerje për trupin e nënës Alma Arrazi, 39 vjeçe.
Ndërkohë, kërkimet kanë nisur edhe nga autoritetet e Malit të Zi. Ata janë kontaktuar nga pala shqiptare për të kontrolluar në pjesën e lumit Buna që kalon në kufirin malazez./abcnews.al