Policia arrestoi katër nga gjashtë persona në total për grabitjen e 13 milion lekëve në postën e Krujës. Mësohet se kreu i bandës që kreu grabitjen është Andi Rexhepi (Paturri).
Burimet për Abc News thanë se, e njëjta bandë dyshohet se, ka kryer grabitjen e disa bankomateve në zonën mes Vorës, Fushë Krujës dhe Krujës gjatë muajve të fundit.
Dy ditë më parë u njoftua se është grabitur posta e Krujës, nga ku është marrë një sasi e konsiderueshme lekësh.
Autorët kanë patur informacion të sigurt, që besohet se ka ardhur nga punonjës të postës, pasi në zyrën e saj gjendeshin dy kasaforta, ndërkohë që u grabit vetëm ajo kasafortë, e cila kishte në brendësi të saj, sasinë e parave.
Kush është Andi Rexhepi?
Andi Rexhepi ose Poturri, ka qenë i dënuar në Greqi, për grabitjen e shtëpive të këngëtarëve të famshëm si Nikos Vertis apo Toni Mavridis. Po ashtu, sipas autoriteteve greke, Rexhepi është arratisur nga burgu i Tiryns në mars të 2016, në të cilin thuhej se ishte një nga më të tmerrshmit aty.
Më tej, po sipas autoriteteve greke, ai akuzohet se ka aksidentuar për vdekje nëjë person në Shqipëri.
Në shtetin grek, Andi Rexhepin (Poturri) ishte akuzuar për vepra të rënda penale, si ajo e vrasjes së mbetur në tentativë, organizatë kriminale, zjarrvënie, grabitje me dhunë, armëmbajte pa leje dhe shkelje e paligjshme e kufirit.
Gjithsesi operacioni nga autoritetet shqiptare, për ngjarjen në Krujë, është në vijim e siper, dhe pritet që të ketë zhvillime të tjera./abcnews.al