Nëna me tre fëmijët i dhanë fund jetës/ Qytetarët shkodranë hedhin lule në lumin Buna: Jemi sot të gjithë bashkë

schedule14:44 - 6 Maj, 2024

schedule 14:44 - 6 Maj, 2024

Qytetarët e Shkodrës kanë hedhur lule në lumin Buna, ku humbën jetën Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj në Ditën e Luleve. Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, u shpreh e pikëlluar për tragjedinë që k a ndodhur në këtë qytet.

“Jemi sot të gjithë bashkë në këtë ditë që Shkodrës i fali 6 Majin Ditën E Luleve në kërkim të disa luleve që u shkëputën tragjikisht nga jeta. Në qytetin e Shkodrës, është bërë tashmë traditë që të festohet me fëmijë, lule, me këngë, recitime, por sot të gjithëve u mungonte diçka thelbësore shpirtërore këtij gëzimi. Është ky kërkim që vazhdon ende të bëhet sepse ende nuk janë gjetur tre trupa, për të cilën asgjë s’na ndalon të shpresojmë se mund t’i gjejmë gjallë, por ama e kemi Eriseldën të gjetur, e pajetë që sot përcillet në banesën e fundit. Si nënë si grua si përfaqësuese e bashkisë Shkodër ndihem shumë e trishtuar dhe e pikëlluar, sepse pikërisht në këtë ditë që ishte ftesë dhe tamam siç është jeta vetë ku përgatitemi për një gëzim dhe ndodh një pikëllim. Por populli jonë e ka pasur si zakon të mbledhë forcat dhe Erildës lutemi të pushojë paq dhe nëna bashkë me fëmijët të gjendet”, tha Teuta Qyteza.

Kujtojmë që deri më tani është gjetur trupi i vajzës 9 vjeçe dhe po kërkohet pa ndërprerje për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë.
Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë sa herë është e nevojshme në ndihmë të qytetarëve dhe komunitetit.

Ndërkohë, kërkimet kanë nisur edhe nga autoritetet e Malit të Zi. Ata janë kontaktuar nga pala shqiptare për të kontrolluar në pjesën e lumit Buna që kalon në kufirin malazez./abcnews.al