Lëvizja shiite libaneze Hezbollah tha se lëshoi dhjetëra raketa në një bazë të ushtrisë izraelite në Lartësitë Golan, si hakmarrje për një sulm izraelit kundër Libanit lindor.
Hezbollah “lashoi dhjetëra raketa Katyusha” duke synuar selinë e përgjithshme të divizionit Golan në bazën Nafa”, tha organizata në një deklaratë.
Më herët, Agjencia Libaneze e Lajmeve (ANI) raportoi se tre persona u plagosën në orët e para të mëngjesit nga një sulm izraelit në pjesën lindore të vendit, një bastion i Hezbollahut.
Ushtria izraelite konfirmoi se avionët e saj luftarakë “goditën një kompleks ushtarak të Hezbollah në Liban” në atë që e quajti zonën “Safri”. Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, ushtria izraelite dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr çdo ditë.
Lëvizja libaneze, e cila thotë se po vepron në mbështetje të Hamasit, synon kryesisht pozicionet e ushtrisë izraelite pranë kufirit. Izraeli po përgjigjet me sulme kundër objektivave gjithnjë e më thellë në tokën libaneze dhe po fillon sulme të synuara kundër operativëve të Hezbollahut.
Gjatë shtatë muajve të fundit, të paktën 390 persona përfshirë 255 luftëtarë të Hezbollahut dhe më shumë se 70 civilë, si dhe të paktën 11 luftëtarë të Hamasit janë vrarë në Liban.
/abcnews.al