Shefi i CIA-s, William Burns do të udhëtojë sot në Izrael. Sipas informacioneve, ai pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
William Burns udhëtoi për në Doha ditën e djeshme për një takim urgjent me kryeministrin e Katarit, për të ushtruar presion më të madh ndaj Izraelit dhe Hamasit për të vazhduar negociatat.
Ndërkohë pas negociatave të pafrytshme të armëpushimit në Kajro, ushtria izraelite filloi sot evakuimin e civilëve palestinezë nga Rafah. Ushtria izraelite tha se u kishte kërkuar palestinezëve në pjesën lindore të Rafahut që të zhvendoseshin përpara një operacioni tokësor.
/abcnews.al