Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Kosova ta pranojë draftstatutin evropian

schedule18:32 - 4 Maj, 2024

schedule 18:32 - 4 Maj, 2024

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka folur për situatën mes dy vendeve.

Lajçak në një intervistë për mediat serbe, është shprehur se të dyja shtetet duhet t’i përmbahen marrëveshjeve të rëndësishme.

Përfaqësuesi i BE-së, nënvizoi se është shumë e rëndësishme që Kosova të pranojë drafstatutin europian.

“Fokusi tani duhet të jetë në përparimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes pa parakushte e vonesa. Përgjegjësitë e palëve janë të qarta: i takon Kosovës të nis procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta pranojë draftstatutin evropian, dhe është në dorën e Serbisë të përmbushë obligimet e saj të shumta paralelisht, duke filluar nga njohja e simboleve të Kosovës, dokumentet dhe institucionet”, ka thënë Lajçak.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!