Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në bordin e avionit ndodheshin tre persona por nuk u lënduan.
Incidenti shkaktoi vonesa në trafikun ajror. 32 fluturime u vonuan, 4 u anuluan ndërsa tre të tjerë u devijuan drejt aeroporteve të tjera të Sardenjës, raporton Ansa. /abcnews.al