Durrës, zbulime arkeologjike/ Gjenden objekte në themelet e shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

schedule15:19 - 2 Maj, 2024

schedule 15:19 - 2 Maj, 2024

DURRËS- Arkeologët janë kthyer sërish në themelet e shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Durrës ku kanë zbuluar disa objekte të tjera gati 2 mije vjeçare.

Arkeologu me përvojë Luan Përzhita thotë se në tre ditë punë kanë zbuluar murrin rrethues të një vile si dhe një shtëpi që mendohet se është shembur nga tërmeti.

Zbulimet i përkasin dy periudhave shekullit të I, para erës sonë por edhe shekullit të I pas erës sonë.

Po në themelet e shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, vitin e shkuar u zbulua 1 mozaik i rralle që mendohet se i përket fundit të shekullit të I-rë dhe fillimit të shekullit të II–të e.s dhe është bashkëkohës me ndërtimin e Amfiteatrit të Durrësit.