“Në shumë qytete, Durrës, Vlorë, Elbasan drejtojnë grupet kriminale. Në Durrës kam të dhëna që këtë kontrollojnë gjithçka që hyn në port. Kushdo që hyn do i japë taksën këtyre grupeve kriminale kriminale”. Është kjo deklarata e bërë në studion e Byro Politike ish drejtuesi i Policisë Asllan Dogjani, ndërsa diskutohej për atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.
Dogjani thotë se kjo ngjarje tregoi që shteti ka rënë. Sipas tij nga vrasjet e policive tashmë po goditet prokuroria e shtetit.
“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Të qëllohet ndaj prokurorit të shtetit në mes të ditës ku ka shumë lëvizje do të thotë që shteti ka rënë. Kemi një mosfunksionim dhe rënie totale të shtetit, një mungesë kontrolli. Janë një zinxhir vrasjes të pazbuluara. Deri dje ka qenë policia. Janë vrarë shumë policë. Është kaluar hallka e policisë tani po goditet prokuroria e shtetit”. /abcnews.al