Donald Trump u gjobit me 9 mijë dollarë për shpërfillje të gjykatës nga gjyqtari Juan Merchan, i cili po kryeson gjyqin penal që po zhvillohet ndaj ish presidentin amerikan për çështjen e parave të heshtura.
Ai e gjobiti atë me 1000 dollarë për çdo shkelje (nëntë gjithsej) të urdhrit të tij, maksimumi i lejuar me ligj.
Duke shkuar një hap më tej, gjykatësi Juan Mercan paralajmëroi Trump se ai mund të rrezikonte edhe burg nëse vazhdon të tregojë përbuzje ndaj gjykatës duke injoruar vendimet e trupit gjykues.
Trump ka shkelur vazhdimisht në javët e fundit një urdhër që e ndalonte atë të sulmonte verbalisht dëshmitarët dhe anëtarët e jurisë.
Ish presidenti amerikan, që synon sërish të drejtojë SHBA-të, po përballet me akuzat se falsifikoi të dhënat e biznesit për të fshehur një pagesë prej 130,000 dollarë për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels./abcnews.al


