“Ukraina sulmoi bazat ushtarake ruse në Krime me raketa amerikane”, njoftoi këtë të martë Ministria ruse e Mbrojtjes.
Në deklaratën e saj thuhet se sistemet e saj kundërajrore kanë kapur gjashtë raketa ATACMS me rreze të gjatë veprimi në 24 orët e fundit.
Mediat e pavarura raportuan se tre baza ushtarake u goditën gjatë natës të hënën, duke plagosur disa njerëz.
Disa ushtarë thuhet se janë plagosur për shkak të një zjarri që shpërtheu gjatë një sulmi në një pozicion të mbrojtjes ajrore pranë kryeqytetit të Krimesë Simferopol.
Guvernatori i Krimesë i emëruar nga Moska, Sergei Aksyonov, tha se një sulm me raketa në fshatin Donsk, afër Simferopolit, ishte ndalur. Megjithatë, ai tërhoqi vëmendjen për mbetjet e municioneve të pashpërthyera.
Fusha ajrore e Jankoe në Krimenë veriore, e cila është shtëpia e një skuadroni helikopterësh dhe forcash të mbrojtjes ajrore, u vu sërish nën zjarr. Sipas raportimeve të mediave, pesë ushtarë u plagosën atje.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të furnizojnë Ukrainën me raketa ATACMS me rreze të gjatë veprimi, si pjesë e një pakete të re ndihme të rënë dakord në Kongres në prill.
Dërgesat e mëparshme përfshinin raketa amerikane me rreze veprimi prej 165 kilometrash. Simferopolis ndodhet më shumë se 200 kilometra nga vija e frontit./abcnews.al