Një kamion që transportonte pllaka guri nga mali i Tomorit është përmbysur duke përfunduar në një kanal në Bogovë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i kamionit Fatjon Mandi.
Gazetari i ABC News raporton se drejtuesi është paraqitur fillimisht në spitalin rajonal të Beratit me fraktura dhe më pas është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Njoftimi i Policisë Skrapar
Më datë 06.11.2019, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Berat, për Vleresim për ngjarje aksidentale, pasi shtetasi F.M, 35 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar, duke udhëtuar në rrugën dytësore Bogovë-Ujvara e Bogovës, me kamion tip “ Benz”, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua duke marë dëmtime në kokë dhe në gjymtyrë.
Pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit, ndodhet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
U kryen veprimet e para hetimore, u sekuestrua mjeti tp kamion, i markës “ Benz” pa targa, dhe sipas informacioneve të marra shkak i aksidentit ka qënë errësira./abcnews.al

