Rradhë të gjata në trafik për qytetarët. Autostrada e Durrësit që të sjell drejt kryeqytetit është përfshirë në një bllokim të rrugëve. Më problematike mësohet të jetë qarkullimi nga Sheshi Shqiponja deri tek tregu Agro-Ushqimor, ku automjeteve u duhen shumë minuta për të kaluar.
Por kjo situatë problematike me radhë makinash disa kilometra vihet re edhe në autostradën Durrës-Tiranë si dhe në dy rrugët anësore të saj.
Banorët e Tiranës dihet tashmë se duhet të përballen me pasojat e trafikut duke qëndruar në radhë të gjata në trafik, për shkak të punimeve dhe jo vetëm. Por në këto ditë qytetarëve u shtohet edhe përkeqësimi i motit duke dyfishuar qëndrimin në radhë të gjata.
/abcnews.al