Dialogu Kosovë-Serbi, Scholz mesazh Kurtit: Themelimi i asociacionit, i rëndësishëm!

schedule07:42 - 30 Prill, 2024

schedule 07:42 - 30 Prill, 2024

Kancelari gjerman Olaf Scholz në një bisedë të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që Kosovë të bëjë hapa konkrete në themelimin e asociacionit.

Scholz ka kujtuar gjithashtu rëndësinë e dialogut me Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE, si edhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit.
Më herët, diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re.

Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha javën e kaluar pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti se Kosova duhet të përparojë urgjentisht drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron, pas një bisede telefonike me kryeministri Albin Kurti ka theksuar “rëndësinë e përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm nga autoritetet e Kosovës drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të përpjekjeve për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës”.

/abcnews.al/