“Suksesi i zgjedhjes së delegatëve më 16 nëntor na garanton suksesin e zgjedhjeve në 2021”. Këtë deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në fjalën e tij gjatë takimit “Ti zgjedh” në Elbasan me kandidatët për delegatë për në Kongresin e PS.
“Ne duhet ti qëndrojmë besnik angazhimeve dhe duhet të marrim besimin për një mandat të tretë, ne morëm përgjegjësinë për të qeverisur kudo. Ne u kthyem në qeverisje të bashkive.
Është përgjegjësi për të kuptuar se ne i qëndrojmë fjalës dhe angazhimeve në të 60 bashkitë ku qeverisim. PS e vetmja forcë moderne në Shqipëri.
Ta ruajmë karakterin demokratik dhe natyrën reformiste të saj. Nga ky proces që zhvillojmë në 16 nëntor ne duhet të tregojmë vetëdijshmëri për cilësinë e procesit se PS është e vetmja forcë reformatore në këtë vend. Partia është e vetmja urë lidhëse me njerëzit e zakonshëm në çdo komunitet”.
Mbi bazën e parimit një anëtar një votë PS do të zgjedhë më 16 nëntor delegatët për në Kongresin socialist.
“Në 16 nëntor do t’i kërkoja 100 mijë anëtarëve të marrin pjesë në proceisn e përzgjedhjes së delegatëve”- deklaroi Balla.
Balla theksoi edhe risitë për zgjedhjen e delegatëve nga të gjithë socialistët që jetojnë jashtë vendit, pasi kanë rëndësi për ecurinë e gjysmë ssë dytë të mandatit dhe për rinovimin e mandatit në qershor 2021.
“Dhe për shqiptarët që jetojnë jashtë territorit ku organizatat e PS funskionojnë. Votim elektronik, votim online dhe me postë për anëtarë të PS në emigracion. Janë këto risi për zgjedhjen e delegatëve. Ka rëndësi për ecurinë e gjysmës së dytë të këtij mandati dhe për rinovimin mandatit në qershor 2021”.
Në fjalën e tij Balla u ndal edhe riorganizimi dhe hapja e PS ndaj shoqërisë, ku me rëndësi është barazia gjinore për të cilën PS synon 50% burra dhe 50% gra, nga 30 % gra që ka aktualisht.
“Kemi ende nevojë për riorganizimin dhe hapje ndaj shoqërisë. Ne duhet të krijojmë dhe një bazë të re përfaqësimi të grave e motrave tona në vazhdën transformuese. PS ka në ADN e vet parimin e mundëisve e shanseve të barabarta për gratë dhe vajzat.
Barazia gjinore tashmë është shtrirë në nivelin e parë të bashkëdrejtimit të organizatave. Kemi më shumëse 30 % të grave, i pakonkurueshëm me asnjë –parti në vend.
Bashkëdrejtimi është qasje që e kanë shumë parti të tjera. 50% burra e 50 gra”. /abcnews.al


