Kina: Paketa e ndihmës amerikane për Tajvanin krijon pengesa në marrëdhëniet me SHBA-në

schedule12:33 - 29 Prill, 2024

schedule 12:33 - 29 Prill, 2024

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Wang Wenbin tha sot se paketa e re e ndihmës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Tajvanin krijon pengesa serioze për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve.

“Kina kundërshton me vendosmëri miratimin e ligjit për paketën e ndihmës ushtarake që përfshin Tajvanin, pasi krijon pengesa serioze për bashkëpunimin Kinë-SHBA”, tha Wenbin në një konferencë për shtyp.

Më 24 prill, presidenti i SHBA-së Joe Biden nënshkroi në ligj për miratimin e një  paketë ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

/abcnews.al