Portretet në Bulevard, Uran Butka: Nuk mund të nderohen heronjtë me manipulimin e historisë

schedule16:29 - 6 Nëntor, 2019

schedule 16:29 - 6 Nëntor, 2019

Historiani i njohur Uran Butka në një intervistë për ABC News thotë se vendosja e heronjve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është e një anshme dhe jo gjithë përfshirëse. Sipas studiuesit, edhe përfshirja e agjentëve të ish-Sigurimit mes heronjve të vërtetë  dhe personave të vrarë pas 44′ në luftë civile, nuk shërben për nderimin e duhur të dëshmorëve.

Përzierja e heronjve të vërtetë me agjentë të sigurimit, si Nuri Luci apo me persona të vrarë në luftë civile, si Fejzi Mecolli, ka ngjallur polemika të shumta.

Por edhe pse historianët vërtetojnë me dokumente dhe fakte, se këto figura nuk duhet të ishin mes heronjve të vrarë nga pushtuesi, ende asnjë reagim nuk vjen nga ana e organizatorëve që këto figura të hiqen. Përkundrazi ata përpiqen që t’i mirëmbajnë dhe t’i ruajnë nga era apo shiu.

Historiani i njohur Uran Butka, është i mendimit se përzgjedhja është bërë e njëanshme si dhe në vazhdën e historisë komuniste. Historiani jep edhe një listë emrash të dëshmorëve të cilët nuk janë përfshirë në këtë ekspozitë, dhe kjo sipas tij nuk është aspak e drejtë, madje provokuese.

Ky ideologjizëm është i qëllimshëm dhe sipas Butkës është dhe i rrezikshëm, pasi një komb që nuk njeh të vërtetën historike, është i paqartë për të nesërmen. Prezantimi i 100 figurave dhe përjashtimi i shumë heronjve që duhet të ishin mes tyre, është lënduese për familjet e dëshmorëve, thekson studiuesi Uran Butka./abcnews.al