Dy gazetarë rusë që punonin për një grup të themeluar nga politikani i ndjerë i opozitës, Alexei Navalny, janë arrestuar, pasi akuzohen për “ekstremizëm”.
Konstantin Gabov dhe Sergey Karelin akuzohen për përgatitjen e materialit për një kanal në YouTube të drejtuar nga Fondacioni i Navalny për Luftën kundër Korrupsionit, i cili është i jashtëligjshëm nga autoritetet ruse.
Të dy të arrestuarit mohuan akuzat, për të cilat do të mbahen në paraburgim për të paktën dy muaj. Ata përballen me një minimum prej dy vite burg dhe një maksimum prej gjashtë vjetësh për “pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste”, sipas gjykatave ruse.
Pak ditë më parë, një gazetar që punonte për edicionin rus të revistës Forbes, Sergei Mingazov, u arrestua me akuzën e përhapjes së informacionit të rremë për ushtrinë ruse. /abcnews.al